BallinaLajmeA do të ketë vërshime gjatë kësaj jave në Kosovë? Mësoni motin...

A do të ketë vërshime gjatë kësaj jave në Kosovë? Mësoni motin për 5 ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Lista Serbe: Nga e hëna nis procedura për pajisjen me dokumente të Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se, pas asaj, siç thonë...

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme edhe për gjatë kësaj jave, si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive, të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë

Në fushat barike do të ketë luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale. Kjo situata labile e motit do të sjell kushte të favorshme për reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius.

Dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta, përderisa, dita e premte paraqitet me maksimumin e temperaturave gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Vikendi do të jetë më i ngrohtë me temperatura tipike, të cilat do t’i përgjigjen mesatareve të muajit qershor. Kjo si pasojë e masave të ngrohta të ajrit të cilat janë në rrugëtim, nga Afrika Veriore drejt Gadishullit të Ballkanit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz