back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeGjykata u cakton arrest shtëpiak 19 të dyshuarve për dallavere me patentë...

Gjykata u cakton arrest shtëpiak 19 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 19 të dyshuarve, të cilët u arrestuan për dallavere me patentë shoferë të premten e kaluar.

Burime të Indeksonline tregojnë se gjykata u ka caktuar atyre arrest shtëpiak, duke përfshirë edhe Drejtoreshën e Departamentit për Patentë Shofer, Filize Krasniqi.

- Advertisement -

Ndryshe, të dielën gjykata  kishte vendosur që të tërhiqet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi.

“Seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit përfundoi. Gjatë kësaj seance Prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse pretendimet e tyre. Në fund Prokurori u tërhiq nga kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi”, kishte deklaruar Prokurori Ilaz Beqiri, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, për 19 të arrestuarit e tjerë sot është vendosur për arrest shtëpiak.

Policia e Kosovës të premten arrestoi gjithsej 23 persona të dyshuar për  ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’. /Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz