BallinaLajmeAutobusi nga Kosova me 40 udhëtarë aksidentohet në Shqipëri

Autobusi nga Kosova me 40 udhëtarë aksidentohet në Shqipëri

Të ngjajshme

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...

Një autobus nga Kosova me 40 udhëtarë është aksidentuar gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Na kompania “Arbeni  Tours” Insajderit i kanë thënë se askush nuk ka mbetur i lënduar nga udhëtarët dhe se autobusi tjetër i ka dërguar menjëherë kosovarët në destinacionin e caktuar.

Gent Fazliu, menaxher i kësaj kompanie ka thënë se shkak i këtij aksidenti ka qenë një kamion i cili ka tentuar t’i ikën aksidentit me një veturë. Sipas tij kamioni befasisht i ka dalur në shiritin ku ishte duke qarkulluar autobusi me turistë nga Kosova.

Fazliu ka thënë se fajtor për aksidentit nga policia shqiptare ka qenë kamioni.

“Gjatë rrugës me dy korsi, një veturë ka frenuar me vrull dhe kamioni nga tentimi për mos ta goditur atë ka dalur në shiritin ku ka qenë autobusi jonë. Policia ka ardhur dhe ka gjobitur kamionin për këtë aksident, por e mira ka qenë se askush nga udhëtarët nuk ka mbetur i lënduar. Menjëherë ka ardhur autobusi tjetër dhe i ka dërguar udhëtarët në destinacionin e caktuar”, ka deklaruar Fazliu për Insajderin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz