back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëAq është nxehtë në Britani saqë po “bie bari”

Aq është nxehtë në Britani saqë po “bie bari”

Të ngjajshme

Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve...

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Një nënë nuk mund t’u besonte syve kur pa se po binte bari jashtë shtëpisë së saj.

Tanya Rendall, 46-vjeçe, incizoi duke rënë tuba bari “sikur bora” nga qielli, gjë që doli të jetë një spektakël i shkaktuar nga moti i nxehtë, shkruan “Metro” britanik.

Ajo e ka parë këtë “fenomen mahnitës” pasi ishte duke dalë nga shtëpia, në Tewkesbury Gloucestershire, për të shkuar në punë dhe tha se nuk ka parë “diçka të tillë asnjëherë më parë”.

Ekspertët në “Met Office”, shërbimi kombëtar britanik i meteorologjisë, besojnë se bari vjen nga fushat në të cilat është prerë së fundmi dhe është ngritur për shkak se toka ka nxehur ajrin mbi të, transmeton Koha.net. Kjo shkakton që ajri të ngrihet dhe të mbajë barin lart. Kështu që, në thelb është aq nxehtë saqë po “bie bari”.

“Mund të shihnit hijet e zeza në qiell dhe pastaj bari po binte ngadalë”, tha Rendall, kujdestare e kafshëve shtëpiake. “Ishte shumë e lokalizuar rreth shtëpive në zonën tonë – nuk kam parë kurrë diçka të tillë më herët”, shtoi ajo.

“Ishte shumë bizare. Binte sikur bora – binte shumë qetë dhe ngadalë, duke rënë përreth nesh. Bari dukej i gjatë dhe sikur po vinte nga fushat. Të gjithë fqinjët dolën jashtë për të parë këtë – ishte një fenomen mahnitës”, tregoi Rendall.

“Mund të konfirmojmë se kjo ndodhi nga termalet e forta në këtë zonë”, ka thënë Gregory Dewhurst, meteorologu nga Met Office, përcjell Koha.net. “Termalet shkaktohen nga rrezet e forta të diellit gjatë verës të cilat nxehin tokën dhe nga kjo nxehet ajri i cili pastaj ngrihet lart”, shtoi ai.

“Ne mund vetëm të supozojmë se së fundmi në atë zonë ka qenë një fushë të cilës ia kanë kositur barin dhe termalet e forta ngritën në ajër barin e kositur. Kur termalet lëvizin, atëherë bari bie përsëri në tokë”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz