back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePamje nga aksidenti ku mbetën të lënduar rëndë tre persona në Kosovë

Pamje nga aksidenti ku mbetën të lënduar rëndë tre persona në Kosovë

Të ngjajshme

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh. Express iu sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjkësor  dhe se njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz