back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeVëllai i Limajt bëhet profesor në Universitetin e Prizrenit

Vëllai i Limajt bëhet profesor në Universitetin e Prizrenit

Të ngjajshme

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Demir Limaj, vëllai i kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Fatmir Limaj nga mësimdhënës i angazhuar do të bëhet profesor asistent në Universitetin e Prizrenit.

Demiri ka marrë titullin Profesor Asistent për disa lëndë në fushën e ekonomisë, në Fakultetin Ekonomik të UPZ.

Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” të premten votoi përzgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili mposhti 7 kundërkandidatë.

Sipas universitetit, votimi për të ishte unanim. Deri më tani sipas universitetit nuk ka pasur ankesa nga kundërkandidatët.

“Pas kalimit të gjitha procedurave të parapara me Konkurs, Statut dhe dispozitat ligjore dhe nënligjore, në mbledhjen e mbajtur më 5.7.2019 me propozim të Komisionit Recensues dhe Komisionit të Studimeve dhe me votim unanim(18 vota) të Senatit të Universitetit, z. Limaj është zgjedhur në thirrjen Prof. Ass. në Fakultetin e Ekonomisë. Të njëjtën ditë janë plotësuar 5 vende me staf akademik në këtë njësi akademike”, thuhet në përgjigjen e universitetit.

Kujtojmë se më 7 maj Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Nismën për ndikim në zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti.

Parlamenti Studentor, kishte publikuar një foto ku Demir Limaj shihej në oborrin e Universitetit duke biseduar me u.d. Rektorin Prof. Ismet Temaj që synonte të merrte pozitën e rektorit.

Dhe 7 ditë opas fotos Ismet Temaj u zgjedh rektor i UPZ-së, i cili mposhti kundër kandidatët Kadri Kryeziu, Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz