BallinaLajmeShi e breshër nga sot në vendin tonë

Shi e breshër nga sot në vendin tonë

Të ngjajshme

LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në...

Tronditet Liverpooli, ylli i skuadrës e hup sezonin

Arne Slot ka konfirmuar se portieri i Liverpoolit, Alison...

Dyshohet se KEDS mashtroi qytetarët përmes njehsorëve, Prokuroria autorizon Policinë për grumbullimin e informatave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka...

Dyshohet për granatë në Mitrovicë të Veriut, policia po kryen kontrolle

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është...

Që nga dita e sotme do të kemi mot më të freskët sesa gjatë javës që lam pas, shkruan Gazeta Metro.

Prishtina Weather ka njoftuar se që nga dita e sotme e deri të enjten temperaturat do të bien.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë shi e breshër, madje në disa vende edhe mjegull, njofton Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather pa ndërhyrje:

Java fillon me vranësirë dhe mundësi për shtrëngata me shi. Temperaturat në rënie.

7.07.2019 – Derisa java që po lëmë pas u karakterizua nga vala e të nxehtit që shtrihej mbi rajon, në ditën në vijim fusha të presionit të ulët nga Skandinavia e deri në Mesdhe, do të kushtëzojnë mbi rajonin tonë mot të paqëndrueshëm me vransira dhe mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.Nga veriu i kontinentit masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që pritet të zbresin temperaturat edhe nën vlera mesatare.

8.07 – Jo shumë nxehtë. Pjesërisht vranët, me riga lokale shiu paradite. Më vonë pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

9.07 – Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

10.07 – Më freskët. Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, mundësi edhe për breshër.

11.07-12.07 – Nga dita e enjte mot më stabil dhe kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes freskët, e gjatë ditës më ngrohtë.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të zbresin nga 15C deri 17C, në 10C ditën enjte. Maksimalet nga 26C deri 28C, do të zbresin deri në 22C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz