back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeSulmohet vandalisht me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

Sulmohet vandalisht me gurë makina e analistit Fatos Lubonja

Të ngjajshme

PDK me video prekëse: Ëndrrat nuk duhet të kushtojnë kaq shtrenjtë – Keq, Albin!

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një...

Juventusi dhe Barcelona monitorojnë situatën e Marcos Senesi

Juventusi dhe Barcelona janë ndër klubet që po ndjekin...

Rudiger në radarin e PSG-së

Paris Saint-Germain është interesuar për mbrojtësin e Real Madridit,...
- Advertisement -

Një sulm vandal i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja. Një person ka sulmuar me gurë makinën e publicistit të njohur, duke shkatërruar xhamin e parë të mjetit.

- Advertisement -

Siç shihet edhe në këtë foto ekskluzive që ka siguruar Dosja.al, sulmi është i kërcënues dhe jo më përmes ekraneve virtuale por fizikisht. Për fat të mirë në momentin e sulmit, në makinë nuk ka pasur njeri.

Burime pranë Policisë së Shtetit, bëjnë me dije personi që ka kryer sulmin ka tentuar ta shantazhojë edhe disa herë të tjera Lubonjën, duke e sharë indirekt apo duke bërtitur nëpër shkallë, por analisti nuk e ka denoncuar atë në Polici, për shkak se njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Personi është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është nisur procedimi penal. Nga hetimi i deritanishëm, personi nuk ka deklaruar për probleme personale por politike me publicistin e njohur.

Mesa duket qëndrimet kritike të Lubonjës dhe sulmet e shpeshta verbale të Kryeministrit ndaj tij kanë ndikuar në aktin e dhunshëm.

Fakti që ngjarja ka ndodhur mesnatën e 1 korrikut, një ditë pas zgjedhjeve, konfirmon motivet politike te dhunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz