BallinaLajmeVjen reagimi i Sofjes pasi Daçiq e kritikoi kryeministrin bullgar për Kosovën

Vjen reagimi i Sofjes pasi Daçiq e kritikoi kryeministrin bullgar për Kosovën

Të ngjajshme

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi...

Gattuso dhe Gravina flasin pas dorëheqjeve respektive nga kombëtarja dhe federata

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër...

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, Yildiz publikon foton duke ngushëlluar Zhegrovën

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës...

Ministria e Jashtme bullgare ka thënë sot se ambasadori serb është ftuar në një takim raportues në ministri të hënën në lidhje me reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq ndaj deklaratave të kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, rreth Kosovës dhe për të nominuarin për postin e shefit të politikës së jashtme të BE-së.

Daçiqi kritikoi Borissovin rreth komenteve të tij se i nominuari për të pasuar Federica Mogherinin në postin e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën e jo atë të Madridit, raporton “SofiaGlobe”.

Në një intervistë për televizionin publik serb (RTS), Daçiqi tha se “Borissovi duhet të respektojë qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës, i cili”, sipas Daçiqit, “është se Kosova nuk është e pavarur – e jo të tentojë t’i mbajë leksion Borrellit”, përcjell koha.net.

Duke folur për RTS-në, Daçiqi tha: “Boiko, më lejo të të tregoj një gjë, sjellja e BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur. Ti, Boiko, duhet të respektosh sjelljen e BE-së, e jo t’i japësh leksion Borrellit”.

“Kjo ngjan në paturpësi. Jam ngopur me këto gjëra; e të mos flasim se para disa muajsh ai u nderua nga shteti ynë”, tha Daçiqi.

Shkurtin e këtij viti, Serbia e nderoi Borissovin me nderin më të lartë shtetëror “për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimin paqësor dhe marrëdhënieve miqësore mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Bullgarisë”. Çmimi i nderit iu nda nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz