BallinaLajmeHoxha i Drenasit: Fizikani që lypi vërtetim për ekzistimin e Zotit, le...

Hoxha i Drenasit: Fizikani që lypi vërtetim për ekzistimin e Zotit, le të pret, ndoshta ia sjellë dikush!

Të ngjajshme

Qeveria e Shqipërisë ul me 20 përqind akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë me...

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi...

Gattuso dhe Gravina flasin pas dorëheqjeve respektive nga kombëtarja dhe federata

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër...

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, Yildiz publikon foton duke ngushëlluar Zhegrovën

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës...

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu ka komentuar deklaratat e fizikanit kosovar, Shukri Klinkaut, i cili tha se “i duhet vërtetim për ta ditur nëse Zoti ekziston”.

Hoxha tha se fizikanti ka të drejtë mos të besojë.

“Ai ka drejtë mos me besu, është e drejtë e tij. Ka lyp vërtetim, le të pret, ndoshta ia sjell dikush”, ka thënë Musliu për Ballkani.info.

Ai tha se nuk e njeh pesonalisht fizikatin dhe se nuk mendon që ai ka fyer dikë.

“Ai nuk ka fy kurgjo. Ai veç ka thonë nuk muj me besu në Zot, nuk e njoh për Zotin, kurrëfarë fymje nuk ka përdorë”, tha Hoxha.

Ndërsa për atesitë ai tha se ata kërkojnë fakte për ekzistencën e Zotit, por nuk kanë fakte as për ateizmin e tyre.

“Ata nuk kanë fakte me e argumente ateizmin e tyre, nëse duan vërtetim, le të presin, ndoshta ua sjelle dikush”, tha Musliu.

I pyetur për ekzistencën e Zotit, fizikani Shukri Klinkiu kishte thënë: “Unë për nga profesioni jam fizikan dhe e imja është që me punu që me zbulu fakte që të mbështetemi në to, të mos ia lëmë besimit, por të mbështetemi në to. Ndërsa, sa i përket zotit, për bindjen time, ai është për mua një postulat. Unë preferoj që postulatet me i vërtetu”. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz