back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës

Haradinaj: Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

“Fat i madh për vendin që gjithë këto vjet, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.

Fillimisht kryeministri Haradinaj, e ka uruar kongresistin Engel për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së dhe hapjen e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës.  

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Engel me proceset e përgjithshme në vend, prioritetet qeverisëse, forcimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, duke potencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe në NATO, duke falënderuar njëherësh kongresistin Engel për kontributin e tij të vazhdueshëm për të gjitha proceset në Kosovë.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Kryeministri Haradinaj dhe kërkoi mbështetjen e SHBA-ve edhe në procesin e dialogut.

Duke theksuar se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen si dy vende mike, kryeministri Haradinaj theksoi nevojën e mbështetjes së kongresistit Engel në konsolidimin ndërkombëtarë të vendit dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.   

Kongresisti amerikan Eliot Engel, tha se është i ngazëllyer që kthehet në Kosovë dhe i bashkohet festës së 4 Korrikut dhe përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po ashtu, kongresisti Engel vuri në dukje përparimin e madh që Kosova ka bërë që nga pavarësia dhe shpreson që ky vend të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz