back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePas pavarësisë, Kosovën e braktisën mbi 20% e popullsisë

Pas pavarësisë, Kosovën e braktisën mbi 20% e popullsisë

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Prejse Kosova është shpallur shtet dhe deri më tani vendin e ka lëshuar 20% e popullsisë së saj. Në pesë vjetët e fundit 135 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi në mënyrë joligjore dhe prej tyre janë kthyer vetëm 40 mijë. Arsyet kryesore vlerësohet të jenë mungesa e perspektivës, varfëria dhe qeverisja jo e mirë.

Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave (EUROSTAT), në periudhën 2008-2018 gjithsej 203.330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian. Po ashtu gjatë kësaj kohe 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE.

Kësisoj prej shpalljes së Kosovës si shtet gati 20% ose 1/5 e popullsisë ka ikur nga Kosova, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë këtyre të dhënave nuk u është shtuar as numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore, siç janë lejet e punës. Ndërsa në pesë vjetët e fundit afër 135 mijë qytetarë nga Kosova kanë kërkuar azil nëpër vendet e Bashkimit Evropian dhe, siç njofton Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prej tyre janë kthyer afërsisht 40 mijë qytetarë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz