BallinaRegjionaleDrenasÇmime ‘stratosferike’: Ja sa kushtojnë biletat e ndeshjes Feronikeli – Milan

Çmime ‘stratosferike’: Ja sa kushtojnë biletat e ndeshjes Feronikeli – Milan

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Milan përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar se më 10 gusht do të jetë në ‘Fadil Vokrri’, për të zhvilluar ndeshjen miqësore me kampionët e Kosovës, KF Feronikelin.

“AC Milan dhe FC Feronikeli janë të lumtur t’iu njoftojnë se të shtunën, më 10 gusht , në orën 20:45 (ora lokale) ata do të marrin pjesë në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, Kosovë”, thuhet në pjesën hyrëse të njoftimit të skuadrës italiane, përcjell lajmi.net.

Por, për ta parë Milanin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, tifozët duhet të bëhen gati për kursime jo të vogla për nivelin e jetesës në Kosovë.

Bileta më e lirë për këtë miqësore, besojeni ose jo, kushton 35 euro.

Çmimi i biletave rritet duke vazhduar me 50 euro, 85 euro dhe 115 euro.

Por, nëse dikush dëshiron ta shoh këtë ndeshje nga tribuna VIP, duhet të paguajë biletë deri në 155 euro./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz