back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasShtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët

Shtylla elektrike bie mbi rrethojë të oborrit në Drenas, rrezikon banorët

Të ngjajshme

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Në fshatin Terstenik të Komunës së Drenasit, një shtyllë elektrike është rrëzuar mbi rrethojën e një shtëpie. Banorët e shtëpive që rrezikohen nga kjo shtyllë janë shprehur të shqetësuar, teksa kanë thënë se institucionet përkatëse nuk po ndërmarrin asnjë hap.

Ka plot një javë që është në këtë gjendje. Kjo shtyllë elektrike, që ka rënë mbi rrethojat e oborrit, po rrezikon jetën e banorëve të katër shtëpive.

Bajram Hajdinaj, banor i fshatit Terstenik të Komunës së Drenasit thotë se përkundër rrezikut që sjell kjo shtyllë, akoma nuk është ndërmarrë ndonjë hap për rregullimin e saj.

“Kemi lajmëruar organet kompetente. Policia e Drenasit ka detyruar të intervenojnë vetëm sa për të izoluar telat, por intervenime tjera nuk ka pasur”, thotë për RTV Dukagjinin, banori Bajram Hajdinaj.

Një banor tjetër që i kanoset po i njëjti rrezik thotë se brenga e tyre më e madhe janë fëmijët.

“Po na rrezikohen fëmijët. Ndonjëri nga ta mund të vdesë nëse i prek këta tela”, thotë banori tjetër Qerim Hajdinaj.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se është intervenuar menjëherë pas raportimit, përcjell Telegrafi.

“KEDS nuk ka qenë i informuar në lidhje me gjendjen e asaj shtylle. Më të marrë informatën ne kemi dërguar një ekip i cili ka eliminuar rrezikun. Gjatë ditëve të ardhshme sigurisht se do të ndryshohet ajo shtyllë”, tha Viktor Buzhala.

Por, pas kësaj përgjigje nga KEDS, Bajram Hajdinaj ka dërguar një fotografi, e që sipas tij dëshmon se problemi nuk është rregulluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz