back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëArrestohet një person në Mitrovicë pasi sulmoi policinë

Arrestohet një person në Mitrovicë pasi sulmoi policinë

Të ngjajshme

Me datë 4 korrik  2019, në Mitrovicë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale  ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23:30, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë,  në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë  kontrolli, me ç’ rast i dyshuari, ngasësi i një  veture,  duke mospërfillur   urdhërat e zyrtarëve policor, ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ndaj të  dyshuarit të  arrestuar F. U. shtetas i Republikës  së Kosovës, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim te prokurorit te rastit është shqiptuar masa e ndalimit policor për  48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘sulm dhe kanosje ndaj zyrtarëve policor’. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz