back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeBahtiri: Qeverinë e rrëzon vetëm Kadri Veseli, PDK e diskriminuar në koalicion...

Bahtiri: Qeverinë e rrëzon vetëm Kadri Veseli, PDK e diskriminuar në koalicion (Video)

Të ngjajshme

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...

Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre...

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore...

Shell Kosova shpall fituesin e shpërblimit kryesor BMW X3

Shell Kosova ka përmbyllur me sukses lojën e saj...

Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të kthehen në Kosovë, me rastin...
- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se inskenimi i krizës humanitare në veri ishte skenar për ndarjen e Mitrovicës.

- Advertisement -

Bahtiri, në “Dossier D“ në RTV Dukagjini ka thënë se kthimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje ka qenë një “pararojë” për ndarjen e qytetit.

Duke folur për zhvillimet politike në vend, Nënkryetari i AKR-së thotë se ai ka qenë dhe është për rrëzimin e kësaj qeverie, por sipas tij “rrëzimi i Qeverisë është vetëm në dorën e PDK-së dhe Kadri Veselit”.

Bahtiri, thotë se PDK-ja mund ta rrëzoj Qeverinë pasi ndihet pak e diskriminuar në raport me fuqinë parlamentare që ka në Kuvend.

“Partitë tjera në koalicion nuk janë të interesuara për rrëzimin e Qeverisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Nënkryetarit të AKR-së, çdo qeverisje e ardhshme në Kosovë do të bëhet pa PDK-në.

Ai ka thënë se AKR-ja është ajo që ka bërë Haradinajn Kryeministër pasi “ata provuan tre muaj dhe nuk arritën pa AKR-në ta bëjnë Qeverinë”. Por megjithatë Bahtiri thotë se AKR ka rënë viktimë që është bërë pjesë e kësaj qeverisje.

Kryetari i Mitrovicës, thotë se janë disa punë që duhet të kryhen brenda kësaj qeverisje, prandaj këtë vit nuk ka zgjedhje sipas tij.

“Pa u kryer dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz