BallinaLajmeVuçiq: Kemi emrin e autorit të vrasjes së Ivanoviq e Prishtina nuk...

Vuçiq: Kemi emrin e autorit të vrasjes së Ivanoviq e Prishtina nuk e ka idenë!

Të ngjajshme

PSG nuk ndalet! Forcon vendin e parë në Ligue 1

PSG ka marr tre pikë të reja në kampionatin...

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK)...

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Aleksandar Vuçiq i doli në mbrojtje sot Milan Radojiçiq-it, i cili kërkohet nga autoritetet kosovare që të vihet para drejtësisë, e që aktualisht thuhet se po qëndron në Serbi.

Vuçiq tha se Radojiçiq nuk është lule, por as nuk është përgjegjës për vrasjen e Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.

Madje Vuçiq theksoi se Serbia e ka emrin e personit që ka mundësi të jetë vrasësi i politikanit serb në Kosovë, Ivanoviq.

“Ne kemi emrin e autorit të vrasjes së Oliver Ivanoviq, ndërsa Prishtina nuk e ka idenë. Ne jemi duke punuar seriozisht dhe mendoj se kemi emrin e  përgjegjësve si dhe emrin e autorit të vrasjes”, tha ai, duke shtuar se shteti serb nuk do të ndalet të hetojë vrasjen e Ivanoviq-it.

Sipas Vuçiq në bazë të informacioneve që kanë nga autoritetet serbe, Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në likuidimin e Oliver Ivanoviq.

“Kjo u konfirmua përmes metodave të ndryshme të testimit, kontrollit dhe monitorimit të personi të lartpërmendur”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ai urdhëroi që Serbia të përpiqet t’i vë në pah provat materiale dhe t’i publikojë ato tek publiku dhe që hetimi në Serbi të mos ndërpritet deri të gjendet vrasësi i Ivanoviq./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz