Evropa ka nevojë t’i rikthehet frymës së etërve themelues duke kombinuar rritjen, mbrojtjen sociale dhe mjedisore si edhe rivendosjen e investimeve të qëndrueshme, deklaroi David Sassoli, pas zgjedhjes së tij si kryetar i Parlamentit Evropian.
Përfaqësuesi i Partisë Demokrate italiane theksoi vullnetin dhe angazhimin për të rritur barazinë gjinore dhe nxitjen e një roli më të madh për gratë në krye të ekonomisë, politikës dhe çështjeve sociale.
Eurodeputeti italian, David Sassoli, është presidenti i ri i Parlamentit Evropian, pas votimit të dytë, ku mori 345 vota pro, kundrejt shumicës së kërkuar prej 334 votash.
Sassoli nuk arriti të fitonte në raundin e parë, por pas konsultimesh mes eurodeputetësh u arrit që të konfirmohej zgjedhja e tij.