BallinaRegjionaleMitrovicëPolicia e Rajonit të Mitrovicës njofton për konfiskim të 2 armëve

Policia e Rajonit të Mitrovicës njofton për konfiskim të 2 armëve

Të ngjajshme

Çfarë dihet deri tani për marrëveshjen me Iranin?

Lehtësimi që krijoi shpallja e një armëpushimi midis SHBA...

PSG fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen...

Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti...

Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban

Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë...

Aktorja shfaq linjat perfekte me bikini gjatë pushimeve

Priyanka Chopra ka treguar format e saj të mrekullueshme...

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të detajuar të një veture është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Armët e konfiskuara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz