Adenis Mehmeti dhe Lulzim Peci janë produkt i Shkollës së Futbollit “Lushta” nga Mitrovica, ndërkohë që tani e tutje do të jenë anëtarë të akademisë së njohur turke “Eskishehirspor”, shkruan Gazetasheshi.com.
Dy futbollistët u testuan për një javë në akademinë e klubit turk dhe lanë përshtypje shumë të mira te trajnerët e këtij klubi.
Trajneri i Shkollës së Futbollit “Lushta”, Emin Baliqi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e dy talentëve mitrovicas në Turqi, teksa është optimist për qëndrimin e tyre në akademinë e Eskishehirspor-it.
“Sot përfunduan testin dhe qëndrimin një javorë në Akademin e Eskishehirspor lojtarët Adenis Mehmeti dhe Lulzim Peci të cilin ua mundësoj miku im Dr. Erdin Gündüz profesor në Univeristetin e Eskishehirit ku njëherit e falenderoj për kujdesin dhe mikëpritjen vëllazrore ndaj Lulit dhe Adenisit. Klubi dhe trenerët mbetën të kënaqur më angazhimin dhe paraqitjën e tyre në këtë test një javorë dhe shpresojë që të dy të jenë pjesë e kësaj akademie”, ka thënë Baliqi.
Ish-mesfushori i njohur mitrovicas së bashku me trajnerët e tjerë të Shkollës së Futbollit “Lushta” janë vazhdimisht në vigjilje të talentëve të shumtë që po dalin nga kjo shkollë dhe shumë shpejtë pritet të ketë edhe lëvizje të tjera.
/Gazeta Sheshi/