BallinaLajmeAgron Mustafa përplaset me Milaim Zekën gjatë intervistës në Komisionin Hetimor

Agron Mustafa përplaset me Milaim Zekën gjatë intervistës në Komisionin Hetimor

Të ngjajshme

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

Ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, i ftuar për intervistim nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës, është përballur sy më sy me deputetin Milaim Zeka. I pari ka qenë Mustafa i cili ka kërkuar që Milaim Zeka të mos jetë pjesë e komisionit.

“Milaim Zeka nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Me kërcënime e shantazhe publike, ka bërë që edhe Policia e Kosovës të më thërras për intervistim” deklaroi Mustafa.

Ai këtë kërkesë ia shtroi kryetarit të komisionit, deputetit Visar Ymerit, transmeton Gazeta Express.

Por, Ymeri ia ka refuzuar atij këtë kërkesë, duke deklaruar se anëtarët e komisionit janë deputetë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndërsa kësaj iu përgjigj edhe Milaim Zeka, ai e akuzoi Mustafën se ka rrahur femra në një lokal të Prishtinës dhe ka rrahur Rexhë Balajn brenda institucioneve të PTK-së.

“Biografia jote flet shumë, përpos rrahje, femrat që i ke rreh në Dicka Po Zihet, je rrah brenda institucionit me Rexhë Balajn” tha Zeka.

Madje Zeka tha se nuk janë të vërteta fjalët se ai e ka personale me Mustafën, duke thënë se në fakt është e kundërta. Sipas tij, Mustafa e ka personale me të e jo e kundërta.

Ndërsa Mustafa, në fund shtoi se ai e shtroi këtë kërkesë me arsyen se këtë ia lejon edhe ligji. Sipas tij, “Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, neni 7, më detyroi ta bëj këtë kërkesë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz