back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaShqiptareNjë person hyn me kallashnikov në qendrën e votimit në Durrës dhe...

Një person hyn me kallashnikov në qendrën e votimit në Durrës dhe thyen kutitë (VIDEO)

Të ngjajshme

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Hyn me armë në qendër të votimit, kërcënon komisionerët, thyen kutinë e votimit, por arrestohet në flagrancë nga Policia

Policia i sekuestron edhe një armë zjarri kallashnikov

Në datë 30.06.2019, rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit. /DurresLajm/

Të Fundit

Sport

ShowBiz