back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportGjest i madh: Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”...

Gjest i madh: Adnan Januzaj bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Futbollisti i njohur kosovar që luan për Kombëtaren e Belgjikës, Adnan Januzaj, së fundmi është kthyer në Kosovë.

Teksa është takuar me familjarët dhe njerëzit e tij të afërt në vendlindje, Januzaj nuk ka hezituar të bëjë vizita edhe në disa prej vendeve më historike të Kosovës.

Gjatë ditës së premte, futbollisti shqiptar vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej teksa bënte homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai kishte shkruar “Respekt” në mbishkrimin e fotografisë, teksa në një imazh tjetër është fotografuar në shiritin ku citoheshin fjalët: “Jemi gjaku që ndjejmë në vena, jemi fryma që ne gëzojmë”.

Përndryshe Adnan Januzaj është i lindur dhe rritur në Bruksel të Belgjikës, por pavarësisht kësaj është shumë i lidhur me rrënjët e tij, Kosovën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz