Shkruan Gazmend Badivuku
Jemi në prag të stinës së verës dhe në periudhën kur mundësitë për ndonjë fatkeqësi të papritur janë në rritje. Stina e verës përveç të mirave që na sjellë mund të na befasojë edhe me situata të ndryshme të rezikshme si zjarri, vërshimi, termeti etj. Me qëllim të shmangjes nga të papriturat që mund të na sjell stina e verës dhe temperaturat e larta preferohet të merren disa hapa për parandalimin e ndonjë rreziku potencial. Natyrisht se në ambiente të ndryshme edhe kërcënimet dallojnë por në vazhdim do ju paralajmërojmë për disa sosh elementare dhe të ngjajshme.
*Këshilla për prindë Ditëve të ngrohta mbani fëmijët në ajër të pastër dhe nën freskin e pemëve ose gjelbrimit që e keni afër. Në orët e mesditës largoni fëmijët në ambiente të brendshme të freskëta duke ju shmangur rrezeve të diellit dhe temperaturave të lartë. Jepni fëmijve langje që të mbajnë temperaturën dhe freskin e trupit. Ushqeni sa më shumë fëmijët me fruta sezonale. Nëse janë të ekspozuar në diell mundësisht le të mbajnë kapela për mbrojtje nga dielli i mesditës.
*Këshilla për të moshuar Shmangjuni shetive dhe lëvizjeve në mesditë. Mbani gjithmonë kapela gjatë shetive eventuale. Pini sa më shumë ujë dhe freskohuni. Konsumoni pemë dhe fruta të stinës.
*Këshilla për mbrojtje nga zjarri në banesa, shtëpi, garazh, punëtori etj.
-Izoloni kabllot e rrymës dhe shmangni ndonjë kontakt dhe siq njihet ‘lidhje të shkurtë’ të papritur. -Ndalni kohë paskohe aparatet e ftohjes (kondicionerët).
-Preni dhe shkurtoni degët e pemve dhe drunjëve që prekin kabllot e rrymës. -Kontrolloni rrjedhjet eventuale të gazit në kuzhinë.
-Ndërroni bateritë e detektorëve të gazit në kuzhina. -Kontrolloni pusetat në afërsi të shtëpive, shpesh janë të bllokuara.
-Mbani largë kabllot vazhduese të rrymës nga furnizimi i ujit.
-Kur të largoheni nga shtëpia ndalni siguresën kryesore të rrymës.
-Mbani numrat e emergjencës të vendosur diku në murë.
-Tregoni familjarëve për rrezikun nga zjarri.
-Mbani largë shkrepsat dhe materialet ndezëse nga fëmijët.
-Bisedoni me fëmijë për rrezikun që vjen nga zjarri.
-Tregoni fëmijve se posa të shofin zjarrin të lajmërojnë qendrat emergjente.
-Mbani Kutinë me pajisje sanitare në shtëpin tuaj për raste emergjente.
-Bombolave të gazit në kuzhinë kontrollojani shpesh gypin e gomës sepse mund të çahen apo dalin nga rubineti.
-Vozitësve të veturave me gaz (plin) ju preferohet që të atestojnë sistemin dhe instalimin e gypave.
-Mbani aparatin për fikjen e zjarrit në vetura, dhe mjete transportuese tjera private dhe publike.
-Largoni nga garazhet materialet e lehtëndezshme si vajrat dhe materialet e ndezshme si gazi, karburantëve, materialeve nga goma, plastika, tekstili, druri etj.
-Peletin, gazin, drutë për ngrohje mbani në ambiente të jashtme larg instalimeve të rrymës, dhe burimeve të nxehtësisë.
-Mbani numrat e telefonave emergjent të vendosur në garazh, bodrum, hyrje etj.
-Mbani gjithnjë të kalueshme daljet dytësore për raste emergjente.
-Organizoni në hyrjet tuaja në banimet kolektive mirëmbajtjen e sistemit për intervenim në zjarr (aparatet për fikjen e zjarrit dhe hidrantët)
-Servisoni aparatet për fikjen e zjarrit çdo (6) gjashtë muaj.
-Organizoni në hyrjet tuaj me fqinjët ndonjë ushtrim bazik për evakuim.
-Lajmëroni kompetentët komunal për ujrat e zeza nëse vërshojnë bodrumet dhe hyrjet kolektive.
-Mbani në shtepi aparatin për fikjen e zjarrit të servisuar dhe të gatshëm për intervenim.
-Bashkpunoni me Policinë e qytetit, Brigadën e zjarrfikësve, Ndihmën e shpejtë për çdo kërcënim dhe rezik eventual.
Parandalimi dhe masat mbrojtëse për raste emergjente gjithmonë është më i lehtë, më i lirë dhe më efikas se sanimi nga fatkeqësitë dhe humbjet dhe tragjeditë eventuale.