back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBujqësiMinistria e Bujqësisë zgjat afatin deri më 12 korrik për aplikim për...

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin deri më 12 korrik për aplikim për pagesa direkte dhe grante

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore dhe projektet e zhvillimit rural/grantet investive për vitin 2019 për masën 101, për masën 103, për masën 302, për masën e ujitjes së tokave bujqësore dhe për masën 303 të zgjatet deri më 12 korrik 2019.

Në një komunikate për media, thuhet se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe ekonomive bujqësore. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ndryshe, afati për aplikim për pagesa direkte/subvencione ishte paraparë të mbyllej më 30 qershor 2019, ndërkaq ai për projektet e zhvillimit rural/grantet invesitve më 01 korrik 2019.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për sipërfaqet e mbjella të grurit, të farës së grurit, të elbit, të thekrës, të tërshërës, të misrit, të lulediellit, për vreshtat ekzistuese, verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së rrushit mbi nënshartesat vegjetative, për sipërfaqet e mbjella me perime, për bujqësi organike, për lopë dhe buallica qumështore, dele, dhi, bletë, për pula vojse, për thëllëza, për dosa në riprodhim, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, për sasinë e dorëzuar/shitur të duhanit.

Ndërsa, projektet e zhvillimit rural do të mbështetën me masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, me masën 103 përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, masën 302 përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, për masën e ujitjes së tokave bujqësore, masën 303, përkrahen investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal –Qasja Leader – Për grupet lokale të veprimit (GLV)- të përzgjedhura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz