back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeIshte pjesë e UÇK-së, Lulzim Ibishi: Nuk munda të shkoj në Preshevë...

Ishte pjesë e UÇK-së, Lulzim Ibishi: Nuk munda të shkoj në Preshevë as për varrimin e nënës (Video)

Të ngjajshme

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të...

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Lulzim Ibishi nga Presheva, ka mbi dhjetë vite që nuk e ka vizituar vendlindjen, pasi është i kërkuar nga autoritetet serbe për pjesëmarrjen e tij në luftën UÇK-së dhe të Preshevës.

Ai thotë se i mungon vendlindja derisa shton se do t’i gëzohej bashkimit të Preshevës me Kosovën, nëse do të ndodhte.

Fotografitë që mbanë në duar janë kujtimi i vetëm që ka nga vendlindja e tij. Lulzim Ibishi ka mbi dhjetë vite që nuk e ka vizituar Preshevën, pasi është i kërkuar nga autoritet serbe. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e UÇK-së në Kosovë dhe në luftën e Preshevës.

“Në vitin 2008 është bërë një arrestim i përmasave më të mëdha në Luginën e Preshevës, ku një pjesë e madhe e 20 pjesëtarëve të UÇK-së që kanë qenë të akuzuar janë arrestuar. Në mesit të kërkuarve kam qenë edhe unë. Në vitin 2009 kam ardhur në Kosovë për të mos u kthyer më në Preshevë për shkak të pasigurisë që kam atje”, tha për RTV Dukagjinin, Lulzim Ibishi.

Ushtari i UÇK-së, që një pjesë të familjes e ka larg vetës, thotë se ndjen mall për Preshevën, madje nuk kishte mundur të marrë pjesë as në varrimin e nënës së tij.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur të marr pjesë në varrimin e së ëmës dhe vëllait më të vogël e as në ceremonitë pas vdekjes që bëhen atje”, thotë Lulzim Ibishi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa sa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve, Ibishi thotë se do të dëshironte bashkimin e Luginës me Kosovën, por jo përmes shkëmbimit të territoreve.

“Ne kemi bërë luftë për bashkim. Edhe referendum kemi bërë. Në asnjë mënyrë nuk do të pranonim të mbeteshim jashtë Kosovës”, tha më tej Lulzim Ibishi.

Pavarësisht, se kontributi i tij për Kosovën ndikoi që të jetojë larg vendlindjes, ai thotë se nuk është pishman për asgjë që ka bërë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz