BallinaLajmeMinistri Matoshi kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga...

Ministri Matoshi kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga Milaim Zeka |Dokument 

Të ngjajshme

​19 vjet nga shqyrtimi i planit të Ahtisarit në OKB

Para 19 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit...

Tifozët e Italisë e duan Mourinhon për trajner

Italia do të mungojë në Botërorin e tyre të...

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.
Ministri Matoshi, është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.
Kërkesa e Ministrit Matoshi drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin dhe përkushtimin e MMPH-së që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.
Të bashkangjitur keni shkresën zyrtare të Ministrit Matoshi, drejtuar Policisë së Kosovës.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz