Muaj më parë arusha ishte problem i qytetarëve të Prizrenit, e një problem i ri me kafshë ka dalë në Han të Elezit, transmeton Gazeta Metro.
Banorët e Hanit të Elezit po rrezikohen nga një ujk, që ditë më parë kafshoi një 5 vjeçar.
I njëjti ujk së fundi është parë në Paldenicë, sipas një fanpage të Facebookut ‘Hani i Elezit’. Banorët kanë frikë se rasti i njëjti i 5 vjeçarit mund të përsëritet prapë.
Ata kanë bërë apel që të mos lejohen fëmijët që të largohen nga shtëpitë.
