back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKonjufca: Janë bërë dy krime të mëdha me homologimin, njëri nga Fatmir...

Konjufca: Janë bërë dy krime të mëdha me homologimin, njëri nga Fatmir Limaj e tjetri nga Pal Lekaj

Të ngjajshme

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Arda Guler po përballet me sfida, ish-trajneri ka folur për situatën e tij

Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike...

“Nuk e duan në skuadër”, mentori i Arda Gulerit: Ka presion të madh…!

Një deklaratë tronditëse ka ardhur nga Serhat Pekmezci, mentori...

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, ka thënë se në Kosovë janë bërë dy krime të mëdha sa i përket homologimit të veturave dhe vendimet e marra kanë qenë antikushtetuese.

Për krimin e parë ai fajëson ministrin e atëhershëm Fatmir Limaj.

“Krimi i parë është ai i vitit 2008. Atë udhëzim e ka marrë ministri i atëhershëm Fatmir Limaj. Në vitin 2008 duke e keqinterpretuar qëllimisht ligjin e atëhershëm për siguri në komunikacion, ai shkon dhe e shkruan një udhëzim administrativ duke e pasur në mendje një kompani të caktuar të cilën e përgatisin t’ia japin një fushë siç është kjo procedura e homologimit në Kosovë. Ajo kontratë i ka 10 vjet afat”, ka thënë Konjufca për krimin e parë.

Ndërsa për krimin e dytë Konjufca tha se fajtor është Pal Lekaj.

“Krimi i dytë është bërë kur kësaj kontrate i është afruar fundi dhe në vend se me shfrytëzu këtë për ta ndërprerë kontratën, Pal Lekaj e merr udhëzimin administrativ të tij i cili ia siguron vazhdimësinë monopolist në homologim, kompanisë “Eurolabi”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz