back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportBrazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas ekzekutimit të penalltive

Brazili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pas ekzekutimit të penalltive

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Brazili është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, pasi eliminoi Paraguain.

Brazili është kualifikuar më frikë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës pasi për të prerë biletën për në fazën tjetër, u desh të djersiten shumë në 120 minuta lojë dhe vetëm pas ekzekutimit të penalltive, e arritën një gjë të tillë.

120 minuta lojë përfunduan me rezultatin që edhe nisi takimi, 0-0, kurse nga penalltitë më të saktë u treguan brazilian, që fituan 4-3.

Willian, Marquinhos, Philippe Coutinho dhe Gabriel Jesus shënuan nga pika e bardhë për Brazilin, derisa gaboi Roberto Firmino. Kurse për Paraguain, gabuan Gustavo Gomez dhe Derlis Gonzalez, kurse realizuan Miguel Almiron, Bruno Valdez, Rodrigo Rojas.

Në gjysmëfinale, Brazili do të përballet me fituesin e ndeshjes së sotme Argjentinë – Venezuela. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz