BallinaLajmeKy është shteti i parë në botë që do t’ua shlyejë borxhet...

Ky është shteti i parë në botë që do t’ua shlyejë borxhet të varfërve

Të ngjajshme

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti...

KS i OKB-së, më 9 prill debaton për punën e UNMIK-ut në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i...

Kadrijaj akuza qeverisë: Po fyhen viktimat duke mos trajtuar draft-rezolutën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj...

Në lëvizjen e parë politike, presidenti i ri i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, tha se do të shlyejë kreditë e këqija me të cilat përballet më shumë se një e gjashta e popullsisë.

Si pjesë e programit të faljes së borxheve ai synon t’i japë fund shpëtimit të kushtueshëm shtetëror të bankave private. 66-vjeçari u zgjodh president më 9 qershor, pasi udhëheqësi i vjetër Nursultan Nazarbayev, dha dorëheqjen si Kreu i Shtetit në mars.

Vendi i Azisë Qendrore është përballur me një krizë dhjetëvjeçare, e cila detyroi qeverinë të japë të paktën 18 miliardë dollarë ndaj huadhënëse, ndërsa sektori bankar po shembej nën peshën e borxheve të këqija.

Banka qendrore e Kazakistanit po kryen një rishikim të cilësisë së aseteve, gjë që nxiti spekulime se një raund i ri shpëtimesh mund të ishte në plan.

Sipas presidentit të Kazakistanit, më shumë se tre milionë njerëz në vendin e 18 milionë banorëve do të marrin ndihmë për të hequr borxhet.

“Kjo ka për qëllim njerëzit që e gjejnë veten në rrethana shumë të vështira jetese”, tha Tokayev.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz