BallinaLajmeKosovarja me shtetësi norvegjeze rrah punëtoren e një dyqani për 70 euro

Kosovarja me shtetësi norvegjeze rrah punëtoren e një dyqani për 70 euro

Të ngjajshme

U premtoi birra tifozëve, futbollisti boshnjak: Do e mbajë fjalën, pijet e i keni nga unë…!

Sulmuesi i Bosnja dhe Hercegovina, Ermedin Demirovic bëri një...

Tahir Batatina: Krenar me heronjtë tanë, po ngrenë Kosovën në nivel europian…!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes rrjeteve sociale mbështetë...

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por ‘bota nuk është e duruar’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e...

M. A., me vendbanim në Norvegji, ishte bërë kliente e këtij pastrimi kimik në Ferizaj.

Por herën e fundit, para dy ditësh, ajo nuk ishte ndarë e kënaqur me këtë biznes, përderisa me dhunë kishte marrë rrobat e saj.

Ndonëse paraprakisht i ishte bërë i ditur çmimi prej 70 eurosh që është dashur ta paguante, ajo është nervozuar, pasi çmimi i është dukur i lartë dhe e ka sulmuar fizikisht njërën nga punëtoret aty.

Pasi tentoi ta ndalonte, punëtorja M. I., që ka dashur të mbes anonime, ishte sulmuar përsëri nga kosovarja me shtetësi norvegjeze, e cila kishte ikur pastaj.

Pronari i biznesit e kishte paraqitur rastin në Polici dhe M.A. ishte arrestuar brenda ditës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se Prokurori i rastit e ka liruar në procedurë të rregullt shtetasen norvegjeze, pasi viktima ka marrë vetëm lëndime të lehta trupore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz