back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeSi u helmuan ushtarët e Kosovës në Mitrovicë?

Si u helmuan ushtarët e Kosovës në Mitrovicë?

Të ngjajshme

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve...

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e...

Nasim Haradinaj shpërthen ndaj Speciales: Po kërcënojnë!

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në Klan...

Rreth tridhjetë ushtarë janë helmuar në Kazermën “Miantori” në Mitrovicë, burime të T7 thonë se shkaktarë ka qenë ushqimi

Mbrëmja e të premtes nuk ka qenë fort e mirë për ushtarë e Kazermës, “Minatori” në Mitrovicë.

Televizioni 7 ka mësuar se rreth tridhjetë  ushtarë të kësaj kazerme kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të helmimit që ka ndodhur brenda kazermës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes, por sipas tyre helmimi i ka ndodhur një numri më të vogël të pjesëtareve.

Burime të mirinformuara brenda kazermës i kanë thënë televizionit se helmimi ka ndodhur nga ushqimi i ligë në kazermë.

Por, këtë e mohon Ministria e Mbrojtjes, sipas tyre shkaktar i molisjes së pjesëtareve s’ka qenë ushqimi.

Ndërkohë kurimi i këtyre pjesëtareve nuk ka ndodhur në Spitalin e Mitrovicës, zëdhënësja e këtij institucioni ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë pacient nga FSK.

Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Mitrovicës.

E sipas Ministrisë ata janë trajtuar në nivel ambulator dhe  nuk ka pasur ndonjë shqetësim tjetër. /Natyra Rushiti, T7

Të Fundit

Sport

ShowBiz