back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePublikohet lista, këta janë noterët e rinjë nga Drenica

Publikohet lista, këta janë noterët e rinjë nga Drenica

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Në mesin e 214 kandidatëve që kanë arritur me sukses të kalojnë provimin me noter është edhe gruaja e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, Shemsie Istogu-Lladrovci e cila ka siguruar 34 pikë, raporton GazetaBlic.

Përveç saj, provimin e noterisë e ka kaluar edhe reja e ish-komandantit të UÇK-së Jetullah Geci, Blerta Dobra, e cila ka siguruar në total 30 pikë.

Provimin e ka kaluar edhe nipi i Gani Gecit, Arben Geci nga Llausha e Skenderajt, që në total ka siguruar 27 pikë.

I përjashtuar nga lista e kandidatëve të suksesshëm nuk ka mbetur edhe djali i vëllait të drejtorit të KEK-ut, Njazi Thaçi, Faton Thaçi, i cili 27 pikë.

Pos dyshimeve për ndikim partiak në përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm, në opinion kanë filluar të qarkullojnë zëra se janë paguar deri në 30 mijë euro për t’u bërë noter.
Këtë po e thotë edhe publicisti Mufail Bajqinovci, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror në “Facebook”.

Ministër Abelard Tahiri po qarkullojnë informacione se për t`u bërë noter po jepen deri në 30 mijë euro??!!”, ka shkruar ai.

Më poshtë e gjeni listën e plotë me emrat e kandidatëve që kanë kaluar provimin e noterisë.

/GazetaBlic

Të Fundit

Sport

ShowBiz