Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave. Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë të UP-së.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, iu është drejtuar doktorantëve të rinj me një mesazh, ku ka theksuar se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe
universitetin.
Kandidatët e shpallur doktorantë janë:
Mirsade Osmani
Astrit Bilalli
Arta Dauti
Fitim Shishani
Alban Hetemi
Arbër Hoti
Eliot Bytyçi
Hëna Maloku
Artan Ahmeti
Ilir Mazreku
Afrim Poniku
Merita Vuniqi – Krasniqi
Nora Shabani – Behrami
Flutura Ajazi



