Banorët e Shupkovcit të Mitrovicës e kanë bllokuar policinë për të shkuar në poligonin e qitjes me armë kështu duke kërkuar që rruga nëpër të cilën kalon policia EULEX, dhe KFOR-i të shtrohet urgjentisht, njofton Klan Kosova.
Pas bllokadës, banorët kanë liruar rrugën për qarkullim kjo pasiqë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja iu premtoir që brenda dy muajve do të shtrohet rruga.
Deri tek bllokada e sotme erdhi pas ankesave të shumta që patën banorët rreth kësaj rruge, njofton Klan Kosova.



