BallinaLajmePërleshje më armë zjarri mes disa personave

Përleshje më armë zjarri mes disa personave

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet se të njëjtit bashkë me disa persona tjerë janë përleshur me mjete të forta para një lokali në Gjakovë, transmeton Gazeta Metro.

Policia në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, të cilët së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku njëri është hospitalizuar në spitalin rajonal në Pejë në mbikëqyrje të Policisë, tjetri është dërguar në mbajtje i cili po ashtu ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari i tretë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit”, thuhet në raport./gazetametro.net

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz