back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëHelmohen 30 ushtarë të FSK-së në Mitrovicë

Helmohen 30 ushtarë të FSK-së në Mitrovicë

Të ngjajshme

Corinthians, Depay e ka me drejtuesit e klubit: Duan largimin tim…

Raportet mes Memphis Depay dhe Corinthians kanë shënuar shumë...

Fshati Peqan i Suharekës që 20 orë pa rrymë

Me rënien e temperaturave, energjia elektrike është mëse e...
- Advertisement -

Rreth 30 ushtarë të FSK-së, kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmjen e së premtes pasi dyshohet se janë hhelmuar nga ushqimi.

Magazina.al, nga burime brenda Kazermës “Minatori” në Mitrovicë, ka mësuar se të premten e kaluar, rreth orës 23:00,  30 pjestarë të FSK-së, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Kazermë.

Por të kontaktuar nga Magazina.al, spitali në Mitrovicë ka mohuar se ka trajtuar pjestarë të FSK-së.

Nita Mustafa, zyrtare për informim në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, për Magazina.al tha se nuk është trajtuar një rast i tillë në Spitalin e Mitrovicës.

Në anën tjetër, burimet tona kanë treguar për kushtet e rënda higjenike në kuzhinen e kazermës “Minatori”, ku shpeshëherë në ushqime kanë gjetur insekte.

Magazina.al ka kontaktuar edhe Ministrinë e FSK-së për këtë qështje por deri tani nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje./Magazina.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz