back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDy shtetet prej ku bashkatdhetarët dërgojnë më së shumti para në Kosovë

Dy shtetet prej ku bashkatdhetarët dërgojnë më së shumti para në Kosovë

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 40.4 përkatësisht 21.7 përqind e gjithsej remitencave.

Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.7 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Llogaria financiare deri në shkurt 2019 shënoj bilanc prej 41.8 milionë euro (11.8 milionë euro deri në shkurt 2018). Në kuadër të llogarisë financiare, hyrjet e IHD-ve në Kosovë arritën vlerën prej 44.7 milionë euro duke shënuar rritje prej 54.9 përqind krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve, kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 41.2 milionë euro dhe shënoj rritje prej 21.1 përqind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 3.4 milionë euro (-5.2 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2018)”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (29.1 milionë euro), mirëpo krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018 kishte rënie për 5.7 përqind.“Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 11.5 milionë euro apo 47.4 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018.

Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD (10.3 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 5.6 milionë euro, SHBA-të me 4.3 milionë euro, etj”, thuhet në raportin ‘Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz