BallinaLajmeBëhuni gati për zgjedhje në vjeshtë

Bëhuni gati për zgjedhje në vjeshtë

Të ngjajshme

Begolli thotë se është arritur një rekord i ri në Kadastrën e Prishtinës

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën...

Për vetëm dy ditë, 5 raportime për dhunë familjare në Shkup

Në dy ditët e fundit, në zonën e Shkupit...

​Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka...

Hoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në...

LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në...

Qeveria “Haradinaj” mund të bjerë në vjeshtën e sivjetme dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Analistët politikë thonë se është partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK) ai që dëshiron ta rrëzojë liderin e AAK-së nga drejtimi i ekzekutivit.

Fillimi i vjeshtës së këtij viti mund të jetë fundi i qeverisë “Haradinaj”. Mocioni i mosbesimit, të cilin janë duke e përgatitur partitë opozitare, vlerësohet se do t’i japë fund Qeverisë aktuale. Deri tani partitë opozitare kanë mbledhur 58 nënshkrime të deputetëve që do të votojnë pro mocionit dhe janë në kërkim të tri nënshkrimeve tjera nga partitë e vogla të koalicionit qeverisës.

Madje nga opozita thonë se mocioni i mosbesimit mund të ngrihet në fillim të shtatorit të këtij viti. Njohës të çështjeve politike në vend theksojnë se votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mund të jenë ato që do ta rrëzojnë Qeverinë aktuale. Mirëpo nga Partia Demokratike thonë se nuk do të ketë zgjedhje, ndonëse shprehen tejet të gatshëm për to. Ndër faktorët që do ta përcaktojnë jetëgjatësinë e Qeverisë aktuale vlerësohet të jetë edhe çështja e dialogut Kosovë – Serbi. /Zeri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz