back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleBanorët në këtë fshat të Skenderajt nuk kanë ujë të pijshëm

Banorët në këtë fshat të Skenderajt nuk kanë ujë të pijshëm

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

As pas 10 vjetësh prej kur kanë nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Polac të Skenderajt, banorët nuk kanë ujë të pijshëm.

Projekti ka përfunduar qëmoti, ndërsa banorët ankohen se gypat dhe orët e vëna ishin të dobëta dhe me shumë defekte, gjë që ka bërë që ata të ballafaqohen me mungesë të ujit.

Thonë se kjo situatë po u shkakton vështirësi të shumta, pasi detyrohen që me kilometra larg ta sigurojnë ujin për pije dhe nevoja të tjera.

Banorët tregojnë se ky projekt ishte përuruar në kohë fushate dhe ujë kishte pasur vetëm një ditë, raporton KTV.

Kryetari i fshatit, Isuf Hoti, thotë se projekti duhet të hetohet nga organet e drejtësisë.

Opozita në këtë komunë, qysh në vitin 2016, e ka paraqitur rastin në Prokurori, por as pas gjithë kësaj kohe nuk kanë marrë ndonjë shkresë nëse ka hetime për projektin ose jo.

Në Komunë thonë se kanë kontaktuar kompaninë e cila e kishte fituar tenderin për instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe e njëjta, sipas zyrtarëve komunalë, u pajtua që t’i sanojë vetë defektet në rrjet.

Sipas Lushtakut, punimet do të nisin menjëherë të enjten dhe, varësisht prej dinamikës së punës, edhe banorët e këtij fshati do të kenë ujë të pijshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz