Me fitoren e mbrëmshme ndaj Lincoln Red Imps, Feronikeli arriti që të kualifikohet për në finale të fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.
Në finale Feronikeli do të takohet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma. Sot, ‘Nikli’ ka njoftuar për çmimin e biletave për këtë ndeshje.
“Biletat do të fillojnë të shiten prej ditës së enjte, nga ora 14:00, në këto pika: Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në Drenas, në sheshin “Fehmi Lladrovci”. Në Drenas, në Restaurant “Dijamant”. Në Komoran, te Pizzeria “Dijamant”, teksa diten e ndeshjes (të premten) biletat do të shiten vetëm te Stadiumi “Fadil Vokrri”. Çmimet e biletave janë këto: 5 euro për zonat Përendim dhe Lindje, 10 euro për Zonën VIP” – thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Por, tifozët kanë reaguar për çmimin e lartë të biletave. Nga komentet e tyre në faqen zyrtare të Feronikelit, disa nga ta kanë thënë se këtë ndeshje do ta ndjekin nga TV dhe se stadiumi nuk do të mbushet plotë.
Ndryshe, ndeshja finale mes Feronikelit dhe Santa Colomas zhvillohet të premtën(28 qershor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishinë./gazetametro.net


