Parku i Gërmisë është një park që ndodhet në Prishtinë, Kosovë. Ka një sipërfaqe prej 1126 ha. Në këtë park ndodhen 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash, shkruan Gazeta Metro.
Relievi i Germise përbëhet prej kodrave me lartësi dhe pjerrësi të ndryshme të ndara mes tyre me hapësira të luginave të përroskave dhe lumenjve.
Në sajë të pozitës gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme janë të evidencuara 610 lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulta.
Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore. Vegjetacionin pyjor të Gërmisë e përbëjnë 4 bashkësi pyjore:Bashkësia e shpardhit dhe qarrit (prej 600– 700 m lartësi mbidetare), bashkësia e bungut dhe shkozës (800 m ), bashkësia e bungut (820– 870 m) dhe bashkësia e ahut (1000 m). Kompleksiteti i biotopeve natyrore të Gërmisë siguron kushte për jetesën e një sere llojesh shtazore. Sipas hulumtimeve të bëra deri më sot dhe sipas shënimeve të literatures në regjionin e Gërmisë janë regjistruar: 5 lloje ujëtoksorësh, 7 lloje të rrëshqitësve, 19 lloje të gjitarëve dhe 30 lloje të shpendëve.
Poashtu jetojnë edhe një numër i madh i insekteve që përbëjnë grupin më të madh të shtazëve në këtë masiv. Ndërsa të dhënat nga terreni sot janë alarmante, flitet për zhdukjen e shumë llojeve bimore dhe shtazore./gazetametro.net