back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajme“E ruajti për ta ngrënë më vonë”: Dukej si një kufomë e...

“E ruajti për ta ngrënë më vonë”: Dukej si një kufomë e gjallë, burri shpëtohet pasi kaloi një muaj brenda një grope (Foto/Video)

Të ngjajshme

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët...
- Advertisement -

Një burrë, i cili duket si një kufomë e gjallë, është shpëtuar nga një gropë ariu pasi ai pretendon se kafsha i theu shpinën dhe e la atje për një muaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i cili e identifikoi veten vetëm si Alexander, u zbulua nga qentë e gjuetisë në rajonin e largët të Rusisë Tuva, afër kufirit me Mongolinë, thotë media lokale.

Fillimisht, gjahtarët mendonin se trupi ishte bërë i tillë nga ajri i thatë, por u habitën kur zbuluan se njeriu ishte ende gjallë.

Ndërkohë, disa pamje të publikuara tregojnë se si fytyra dhe trupi i Alexander ishin të mbuluar me gjak të thatë dhe të fëlliqur, lëkura e tij ishte një ngjyrë vdekjeprurëse e bardhë dhe sytë e tij mezi ishin në gjendje të hapeshin.

Në një moment mjekët që flasin rusisht – në vend se gjuhën lokale Tuvan – i kërkojnë emrin atij, duke e bërë atë të hapë sytë dhe të përgjigjet ‘Alexander’.

Mjekët thonë se ai mund të lëvizë krahët, mezi hap sytë dhe flet – por është i palëvizshëm në tërësi dhe i rraskapitur, përcjell Telegrafi.

Nuk është e qartë saktësisht se kur është gjetur Alexander, por ai u ka thënë mjekëve se sulmi ka ndodhur afërsisht një muaj më parë.

Arinjtë kanë qenë të njohur për të varrosur pjesërisht ose tërësisht kafshët që ata vrasin ose gjejnë, ndonjëherë duke pritur për ditë ose javë para se të kthehen.

Ivan V. Seryodkin, nga akademia ruse e shkencave, ka teorizuar se ata e bëjnë këtë për të mbajtur prenë e fshehur nga të tjerët, ndërsa mishi është i dekompozuar dhe bëhet si ‘i pjekur’, duke e bërë më të lehtë për ta ngrënë.

Ndërsa Alexander ka rrëfyer se ai pinte urinën e tij për të qëndruar gjallë duke pasur frikë se ariu mund të kthehej në çdo moment.

Mjekët thanë se ishte një ‘mrekulli’ se si ai nuk vdiq dhe pranojnë se nuk janë të sigurt se si ai ishte në gjendje të mbijetonte për kaq gjatë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz