BallinaLajmeArrihet marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës në Danimarkë

Arrihet marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës në Danimarkë

Të ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës...

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Danimarkës, Mette Frederiksen, 41 vjeçe, njoftoi në orët e vona të së martës se pas tri javësh negociata, ajo ka arritur marrëveshje me tri parti majtiste për koalicionin e ri qeverisës që do ta drejtojë vendin.

Sipas kryeministres së re, e cila është kryeministrja me moshën më të re që ndonjëherë ka pasur Danimarka, qeveria e saj do t’i rrisë shpenzimet publike dhe do ta zvogëlojë sasinë e lirimit të gazrave serrë për 70 për qind deri në vitin 2030.

Sidoqoftë, raportohet se ajo është detyruar të heqë dorë prej disa qëndrimeve kundërthënëse të partisë së saj lidhur me masat për imigrantët për ta arritur këtë marrëveshje me partnerët majtistë dhe për ta formuar qeverinë e tretë të qendrës së majtë në vendet skandinave vetëm gjatë këtij viti.

“Është kënaqësi e madhe t’ju njoftoj se e kemi shumicën për ta formuar qeverinë e re”, tha Frederiksen. “Tash ne e kemi arritur qëllimin. Kemi dëshmuar që kur danezët votojnë siç kanë votuar, një shumicë e re mund ta kthejë shpresën e tyre në vepër”, shtoi shefja e re e qeverisë së Danimarkës.

Ashtu siç pritej, Partia Socialdemokrate, e cila më parë ishte në opozitë, i fitoi zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit me 29.5 për qind të votave, duke e vënë veten në vend të parë për ta pasuar qeverinë e qendrës së djathtë të Lars Rasmussenit.

Megjithatë, negociatat mes partive për ta arritur marrëveshjen për koalicion ishin më të gjatat që nga viti 1988. Partitë kishin dallime dhe mosmarrëveshje veçanërisht për çështjen e imigrantëve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz