back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaSportGjyqtari zbatoi tri rregullat e reja të futbollit në takimin Feronikeli-Lincoln

Gjyqtari zbatoi tri rregullat e reja të futbollit në takimin Feronikeli-Lincoln

Të ngjajshme

Piloti i ”Formula 1”, Kimi Antonelli pëson aksident trafiku (VIDEO)

Piloti i Formula 1, Kimi Antonelli ka pësuar një...

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori. Skuadra italiane e cila...

Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete të shkallës së ulët

Faqja volcanodiscovery.com ka dhënë detaje për tërmetin në Kosovë,...

Komuna e Skenderajt del me njoftim pas tërmetit në Kosovë

Skenderaj, 10 shkurt – Komuna e Skenderajt ka dalë...

Feronikeli është një hap pranë arritjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar të triumfoj 1-0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-kualifikuese të ligës elitare evropiane për klube.

Pos rezultatit pozitiv të drenasve në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit për herë të parë janë vënë në funksion edhe rregullat e reja të futbollit.

Zëvendësimi i lojtarëve

E para ishte me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.

Rifillimi i ndeshjes

Edhe në rastin e ndërrimit të lojtarëve hyri në funksion rregulla e re, e cila thotë se lojtari nuk duhet të vjen në mes të fushës për të bërë zëvendësimin, por lojtari që lë fushën, duhet ta braktis në krahun më të afër.

Degazhimi i topit

Rasti i tretë ishte degazhimi i topit nga ana e portierit, ku lojtarët mund ta pranojnë topin brenda zonës së 16 metërshit dhe jo si më parë, kur lojtari është dashur të ishte jashtë kësaj zone.

Ndryshe, Feronikeli në takimin e fundit para-kualifikues do të takohet me Santa Coloman dhe në rast të triumfit, atëherë në takimin e parë të kualifikueseve do të luajë kundër Kopenhagës./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz