BallinaSportPërcaktohen çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ja kur mund të kemi Brazil-Argjentinë

Përcaktohen çerekfinalet e Kupës së Amerikës, ja kur mund të kemi Brazil-Argjentinë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kupa e Amerikës mbyll ndeshjet e fazës së grupeve dhe tashmë janë përcaktuar edhe 4 çiftet çerekfinaliste. Brazili i zoti i shtëpisë i kualifikuar si i pari në grupin A do të përballet me Paraguajin që kaloi më tej si një nga vendet e treta më të mira.

Venezuelë-Argjentinë është çifti i dytë çerekfinalist dhe në gjysmëfinale mund të kemi një përballje të mundshme Brazil-Argjentinë.

Kolumbia që e mbylli grupin B në vend të parë do ketë përballë në çerekfinale Kilin dhe çifti tjetër është Uruguaj-Peru.

Grupi C ishte ai që i mbylli llogaritë i fundit ku Uruguaji fitoi 1-0 ndaj Kilit falë golit të sulmuesit Edinson Cavani shënuar në minutën e 82-të.

Uruguaji fitoi por nuk bindi megjithatë e mbylli grupin C në krye dhe i bëri dhuratë vetes Perunë në çerekfinale ndërsa për Kilin do jetë më e vështirë ndaj Kolumbisë.

Në ndeshjen tjetër të grupit Ekuadori dhe Japonia u ndanë në barazim 1-1 një rezultat ky që i nxorri jashtë Kupës së Amerikës të dyja ekipet./ Përgatiti Andi Kapxhiu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz