back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeRregullat e reja të emigrimit: Nga 1 Janari, më e lehtë të...

Rregullat e reja të emigrimit: Nga 1 Janari, më e lehtë të punosh në Gjermani

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Të premten, Këshilli Federal në Gjermani do të trajtojë paketën e emigracionit. Javën e parë të qershorit, ligji mbi emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar u miratua në parlamentin Gjerman dhe në fund të muajit, ai kalon edhe në këtë hallkë të fundit, ndërsa paketa ligjore pritet të hyjë në fuqi në 1 janar 2020.

Shtatë janë elementet e saj, ndër të cilët edhe ligji për një zbatim më të mirë të kthimit të detyrueshëm, ai i asistencës për azilkërkuesit apo ligji i tolerimit me qëllim punësimi ose arsimimi.

Në seancën e datës 28 qershor 2019, do te vendoset a do të miratohet e gjithë pakoja njëherazi apo disa pjesë të saj do të kalojnë edhe një herë për rishqyrtim në Komisionin e Ndërmjetësimit, shpjegon DW.

Qëllimi i kësaj pakete është t’ua lehtësojë emigrimin ekonomik në Gjermani shtetasve të huaj me origjinë nga jashtë BE-ja, dhe kjo ndodh per shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha për punëtorë të kualifikuar. Ligji parashikon që çdo person me një kontratë pune dhe një kualifikim në vendin e prejardhjes ka të drejtë të punojë në Gjermani.

Ka disa ndryshime mes tij dhe ligjit aktuale te emigracionit, te cilat nisin nga fakti qe nuk ka me kufizim vetëm në disa profesione, pra, çdo person me një zanat ka të drejtën të shkojë në Gjermani; në tregun e punës do të jenë të gjithë të barabartë, pavarësisht nga prejardhja, ndërsa për t’iu lehtësuar shtetasve të huaj gjetjen e vendit të punës, do t’u jepet e drejta të shkojnë gjashtë muaj në Gjermani për të kërkuar vend pune.

Kushtet që duhet të plotësojnë ata për këtë janë:

– Nuk do të marrin ndihmë sociale nga shteti, pra, duhet të dëshmojnë se kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar gjatë kësaj periudhe Ky rregull do të vlejë fillimisht vetëm për pesë vjet.

– Ligji i ri gjithashtu lehtëson mundësinë për të bërë kurse kualifikimi shtesë në Gjermani, për të arritur kështu barazimin e kualifikimit të migrantit me atë gjerman.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz