back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaRegjionalePolicia jep detaje për aksidentin në Skenderaj, flet për të lënduarit

Policia jep detaje për aksidentin në Skenderaj, flet për të lënduarit

Të ngjajshme

Dje ka ndodh një aksident në fshatin Çubrel të Skenderajt. Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë aksident.

Në raport thuhet:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fshati Çubrel, Skenderaj  24.06.2019-15:22. Raportohet për një aksident trafiku që ka ndodhur ndërmjet një automjeti civil me targa vendore me drejtues mashkull K/Shqiptar dhe një autobusi me targa vendore dhe me drejtues mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy shoferët si dhe 8 (tetë) udhëtarët që kanë qenë në autobus. Prej të lënduarve dy meshkuj të mitur K/Shqiptarë si dhe 6 (gjashtë) femra K/Shqiptare, prej tyre katër femra të mitura. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në QKMF Skenderaj, QKMF në Runik dhe në spitalin rajonal Mitrovicë, ndërsa dy prej tyre janë dërguar për tretman të mëtejmë në QKUK-së.  

Të Fundit

Sport

ShowBiz