back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaSportMajlinda Kelmendi flet për gjestin pas fitores: Ju treguam rusëve se kush...

Majlinda Kelmendi flet për gjestin pas fitores: Ju treguam rusëve se kush jemi!

Të ngjajshme

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është shprehur mjaft e lumtur që ka fituar medaljen e artë në Lojërat e Dyta Evropiane, që u zhvilluan në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale kampionen e Europës, rusen, Natalia Kuziutina. Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës.

Kelmendi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë kundërshtare e pati xhudisten zvcierane, Fabienne Kocher të cilën e mposhti në “Golden Score”, pas “shidos” së dytë nga Koche.

Në çerekfinale ajo mposhti xhudisten polake, Karolina Pienkoëska – kurse në gjysmëfinale e arta e vendit fitoi ndaj, Amadine Buchard.

Pasi u shpall më e mira, Kelmendi bëri me gisht nga flamuri i Kosovës – duke treguar dashurinë për vendin dhe tifozët që e përkrahën në ‘Minsk2019’.

“Ishim në Bjellorusi dhe garuesja me të cilën kisha me u ndesh ishte ruse, dhe krejt salla bënte tifo për të duke brohoritur “Rusia, Rusia”. Pashë një numër të vogël të përkrahësve të mi të cilët u mundonin me çdo forcë që të më ndihmonin dhe të dëgjoheshin. Në momentin kur fitova u ktheva nga ta dhe ju bëra me dije që na jemi këtu”, tha Majlinda Kelmendi.

Vlen të theksohet se përveç Majlinda Kelmendit, medalje kanë fituar edhe Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Gjakova fitoi medaljen e argjendtë – ndërsa Kuka fitoi medaljen e bronztë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz